Botohen në Fletoren Zyrtare dy vendet e Këshillit të Ministrave për blerjen e materialeve mjekësore për COVID 19 si dhe fondi i garancisë sovrane të huas me bankat e nivelit të dytë.
Kontrata për “Blerjen ematerialeve mjekësore në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19”është firmosur me operatorin ekonomik“FEDOS”, sh.p.k., me procedurë të drejtpërdrejtë.
Ndërkohë garancina shtetërore e huasë me bankat e nivelit të dytë për pagat e bizneseve dhe familjeve të punonjësve të tyre, aktiviteti i të cilëve është prekur nga vendimet e ekzekutivit, në kuadër të masave anti- COVID 19 kap vlerën e 11 miliardë lekëve.
Ndarja e vlerës së garancisë për çdo bankë është bërë duke marrë në konsideratë tregun e kredisë, që zotëron secila nga bankat, që operon në Republikën e Shqipërisë.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...