Turku Faruk Fatih Ozer ka kërkuar lirinë nga byrgu në Gjykatën e Apeli. Ai ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Elbasanit e cila e la në burg deri në përfundim të procedurave të ekstradimit në Turqi.
Ozer gjithashtu kërkon që ekstradimi i tij të mos kryhet duk pretenduar se në Turqi i rrezikohet jeta pasi siç thekson ai sulmin ndaj tij është politik.
“Ndaj meje është sulm politik. Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi”, – ka thënë Ozer para gjykatës.
Ai ishte arratisur nga Turqia për në Shqipëri në prill të vitit 2021 pasi akuzohet se ka mashtruar qindra qytetarë, të cilët investuan paratë në monedhën virtuale turke “Thodex”, një sipërmarrje e dyshuar si mashtruese që drejtohej nga Ozer.
Që prej atëherë jetonte në vende të ndryshme, kurse së fundmi në lagjen “5 Maji”, në Elbasan. 28 vjeçari u arrestua në një kompleks vilash në Drimadhë. /Lapsi.al
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant