Mëngjesi i sotëm është karakterizuar nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore me intensitet të lartë në qytetin e Bulqizës.
Reshjet kanë shkuar 30 centimetra, ndërsa në një sitë administrative vijojnë nga 30 deri në 50 centimetra. Siç mund ta shihni edhe në fotografitë e mëposhtme, të siguruara nga korrespondenti i Top Channel, Defrim Karaj, bora ka mbuluar thuajse çdo gjë duke sjellë probleme në qarkullim.
Situata në fjalë ka shkaktuar edhe vështirësi për të shkuar në punë, ku mësohet se për momentin ka shumë pak banorë që lëvizin. Më së shumti në qarkullim gjenden efektivët e policisë dhe punëtorët e mediave./TCH
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...