Seanca e sotme për rastin “Haraçi” ka filluar me disa probleme.
I akuzuari i parë Bojan Jovanovski “Boki 13” pas fillimit të seancës, u ankua se ka dhimbje dhe nuk mund ta ndjek gjykimin.
Pasi ai u ankua nga dhimbjet, në gjykatë u thirr ndihma e shpejtë, ndërsa mjekët konstatuan se Boki 13 mund ta vazhdojë gjykimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësja Vaska Nikollovska, tha se nga rezultatet e marra nga mjekët ka dalë se Boki 13 nuk ka kancer.
“Nuk ka elemente që i akuzuari të mos e vazhdojë gjykimin. Nga analizat është konfirmuar se Jovanovski ka gastrit kronik”, tha gjykatësja.
Ndërsa Boki 13 tha se kjo është falsifikim, duke shtuar se dje nuk i është bërë aspak kontroll.
Avokati i Boki 13, tha se në burg nuk ka mjek dhe mungojnë kontrollet mjekësore për të burgosurit, sidomos për klientin e tij.
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...