Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë për takimin e së dielës me emigrantët, përveçse ka shkaktuar reagime të forta në radhët e politikës helene pasi ndodh në 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, ka detyruar autoritetet në kryeqytetin grek që të marrin masa të forta sigurie.
Sipas mediave greke, masat do të jenë drakoniane, ndërsa në dispozicion të Ramës do të vendoset edhe një automjet i blinduar tip “BMW” për ta bërë sa më të sigurt vizitën e tij.
Sipas informacioneve, Rama do të mbërrijë në Greqi mëngjesin e së dielës dhe do të shkojë direkt në stadiumin e mbyllur të Galatsit, ku salla “Christmas Theatre” është përzgjedhur nga organizatorët për zhvillimin e tubimit.
Policia është në pritje të orarit përfundimtar për të dalë me një plan gjithëpërfshirës për masat e sigurisë. Megjithatë, burime të ELAS për Newsbomb.gr kanë bërë me dije se punonjësit zyrtarë të policisë do të jenë në dispozicion për çdo incident apo episod të mundshëm, ndërkohë që policia rrugore do të menaxhojë qarkullimin.
Një qen do të kontrollojë zonën e stadiumit Galatsi para fillimit të takimit, ndërsa deri në përfundimin e tij do të ketë përreth njerëz të sigurisë me uniformë.
Përfaqësuesi i qeverisë, Pavlos Marinakis, duke folur për SKAI-n theksoi se kjo është një “vizitë private” dhe se qeveria do të garantojë që të gjitha masat e sigurisë të jenë në vend. /a2news
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia