Kreu i LIBRA, Ben Blushi përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook ka ironizuar tri partitë e mëdha, PD-PS-LSI nisur nga zhurma që krijoi nisma e kryeministrit për të organizuar më 2 janar në Tiranë, një mini-koncert të Vjenës me iniciativën e shqiptarit të talentuar Shkëlzen Doli.
Sipas Blushit, tre partitë e mëdha u morën vesh për çdo prapësi në këtë vend, po vetëm për qeleshen e Shkëlzen Dolit jo.
“Partitë e vjetra që qeverisin nuk merren vesh për qeleshen e Shkëlzen Dolit. Për lejimin e importit të mbetjeve janë dakord, për ligjin e Arsimit të Lartë që la mijëra nxënës pa shkollë janë në një mendje, për sabotimin e Reformës Zgjedhore u morën vesh, për koncesionet që e rritën 46 për qind koston e shëndetit votuan bashkë, ligjin e ndalimit të kazinove e shtynë bashkë, banditët nëpër bashki dhe kuvend i kanë në tavolinë dhe simfoninë e papunësisë e luajnë me një violinë. Do mbahen mend si një treshe që e ndau nje qeleshe!” shkruan Blushi.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...