Blendi Fevizu ka trajtuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, një temë që lidhet me arsimin e lartë në Shqipëri, por duke pasur në fokus rastin e fundit në Elbasan, ku një pedagog i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së provimeve.
Megjithatë siç ndodh përgjithësisht në emisionin e tij, diskutimi nuk mbeti vetëm te ky rast i rëndë, por u trajtua dhe më gjërë puna e pedagogut në vendit tonë dhe të qënët student. Vetë Blendi rrëfeu për herë të parë, se rreth 15 vjet më parë kishte provuar eksperiencën e të qënët pedagog në Universitetin e Gazetarisë, profesion që e kishte braktisur që ditën e parë të punës.
“Nuk e kam thënë kurrë, para 15 vitesh, më thirrën tek Gazetaria për të dhënë një lëndë. E mora me qejf dhe thashë po jap një semestër”- tregon Fevizu-“Shkova pasi nuk lashë gjë pa përmbysur një ditë para, megjithëse isha shumë i zënë dhe me shumë emocion, se mbaja mend pedagogët e mi. Kur shkova, nga 40 studentë që kishte grupi, gjeta vetëm 6 veta në klasë. Mora regjistrin, i thashë faleminderit atij që më thirri, unë s’vij më as në sezon e asgjë. Tani të humb unë të gjithë pasditen, të pregatitem për të dhënë një leksion dhe të gjej 6 veta në sallë? E lashë që atë ditë, siç e mora regjistrin, shkova dhe e lashë. Kur studenti nuk do të vijë, kisha 40 për të ardhur në klasë dhe gjeta vetëm 6.”
Të gjithë historinë moderatori i njohur i “Opinion” e ndau me të ftuarit dhe me publikun, për të thënë se pedagogët nuk arrijnë të motivohen apo të japin më të mirën e tyre, kur shikojnë numra aq të vegjël studentësh në auditore, për shkak se pjesa më e madhe e tyre nuk paraqiten në leksione:
“Si do motivohet ai në këtë rast? Këtë e kam personale dhe nuk e kam rrëfyer ndonjëherë. Një ditë para humba minimalisht 2 orë dhe të heq 2 orë për vetëm 6 veta, nuk ka vlerë. Nuk ndjen emocion një herë më 6 veta, e lashë fare, nuk më duhej, është humbje. Ti nuk mund të pregatitesh për t’u dhënë 6 vetave kur 40 të tjerë nuk duan fare.”
Që të jemi të drejtë deri në fund, Blendi humb minimalisht më shumë se 2 orë në ditë për tu pregattitur për 6 analistë që do ketë në studio çdo mbrëmje, dhe jo për 40. Megjithatë nëse do të kishte vazhduar karrierën në pedagogji me shumë mundësi nuk do kishim “Opinion”-in që kemi sot, kështu që zgjedhja e tij doli e mirë për të gjithë në fund.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid