Bizneset ankohen për autostradës Tiranë -Durrës

09:52 | 12 Korrik 2021

Konfindustria, duke marrë shkak nga shqetësimet e bizneseve, kërkon marrjen e masave sa më  të shpejta për përmirësimin e rrugës dytësore të Zonës Industriale të Tiranës në  autostradën Durrës-Tiranë. Në  zonën industriale në fjalë janë  përqëndruar më shumë se 70% e njësive industriale të kryeqytetit.

Rruga në të dy anët e autostradës Tiranë -Durrës është  në gjëndje mjaft të dëmtuar, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, dëmtimin e tyre, rritjen e papranueshme të kostove dhe sidomos përbën një rrezik të  lartë edhe për aksidente dhe sigurinë e jetës. Gjithashtu, ngarkesa e lartë e qarkullimit të  mjeteve në zonë përbën një  ngarkesë të ndjeshme edhe për dëmtimin e mjedisit për Tiranën edhe kështu në gjendje të rënduar dhe jashtë cdo standarti ndërkombëtar të lejuar.

Konfindustria, duke marrë  shkak nga shembulli i mësipërm, por edhe nga gjëndja e veshtirë e infrastrukturës rrugore në  pothuaj të gjitha akset e tjera të  rëndësishme kombëtare vlerëson, se skema e sotme e menaxhimit të mirëmbajtjes të  sistemit rrugor është e dështuar. Këtu përfshihet edhe projekti përkatës i financuar me kredi nga Banka Botërore. Pavarësisht, se financimet e mirëmbajtjes së  sistemit rrugor i kushtojnë  mjaft shtrenjtë buxhetit të  shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, cilësia e shërbimit është mjaft e ulët, me shënja të qarta të shpërdorimit, subjektivizmit dhe korrupsionit, thuhet ne njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara