“Bindja Demokratike” ironizon opozitën për qendrimet që po mban pas regjistrimit të kësaj force politike në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit. Astrit Patozi shprehet se është i gatshëm t’i kërkojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shtyjë afatin e regjistrimit të partive në zgjedhje.
Qëllimi sipas tij është për t’u dhënë një mundësi tjetër të mërziturve nga regjistrimi i Bindjes Demokratike, që mbase ndërrojnë mendje dhe futen dhe ata në zgjedhje.
Prej 10 ditësh Partia Demokratike sipas “Bindjes Demokratike” po përpiqet për të mos lejuar këtë parti të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
“E kanë marrë me aq pikëllim sa janë gati që të bëjnë çfarë t’u thotë qeveria, vetëm që ne të mos regjistrohemi. Por ky është një hall që nuk ua zgjidhim dot, sepse ne e kemi marrë tashmë vendimin, gjykata dhe KQZ, po ashtu e kanë thënë fjalën e tyre” thuhet në njoftimin për shtyp.
“Bindja Demokratike” thotë se është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit në përputhje me ligjin dhe se i intereson të garojë me të gjitha partitë. /abcnews.al
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...
Haziri: Abdixhiku e ka dhënë aktin e dorëheqjes
Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos...