Ndërkohë që në vend ka një debat në lidhje me çmimet në zonat turistike dhe për faktin nëse Shqipëria ka dështuar me turizmin, gazeta më e madhe në Europë, Bild vjen me një reportazh ku bën thirrje për njerëzit që të shkojnë në Shqipëri.
“E bukur si Kroacia, por shumë më e lirë. Në Shqipëri mund të gjesh plazhe idilike si ky në Ksamil,” shkruan gazeta gjermane.
“Për në Shqipëri? Pse jo: vendi i vogël në Adriatik dhe detin Jon ka plazhe përrallorë, kulturë të pasur, thesare natyrore, njerëz miqësorë që të mirëpresin. Dhe për më tepër çmimet janë më shumë se të moderuara”, shkruan Bild.
Gazetari Oliver Abraham e nis udhëtimin nga Durrësi, në një restorant të quajtur Vertigo, duke shijuar ushqimin dhe muzikën e mirë.
Më pas ai jep disa çmime që ia vlejnë: Karkaleca me portokall, rreth 4.30 euro, një pjatë plot me peshk zgare dhe fruta deti shkon deri në 12.90 euro, një gjysmë litër vere e shtëpisë shkon deri në 3.60 euro.
“Në bulevardin Epidamni në Durrës mund të shijoni një shëtitje të mrekullueshme: Ka butikë nën palma, bare dhe kafene shumë të bukura”.
Më pas ai shëtit në Krujë, Berat, Gjirokastër dhe Sarandë dhe mbetet i mrekulluar nga rruga nga Vlora deri në Sarandë.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...