Nga Lura në Dibër, Fier, Vlorë e më tej në Gjirokastër… zjarret e ndezura kryesisht këtë muaj kanë djegur rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre në Shqipëri. Kjo është ndër sipërfaqet më të madha e djegur në dekadën e fundit. Në krahasim me 2023-shin në total, zjarret në 7 muaj të këtij viti kanë djegur gati 5-fish më shumë sipërfaqe.
“Nëse do t’i kishim paraprirë situatës me masa mbrojtëse , sipërfaqja e djegur do të ishte ndjeshëm më e ulët. Si çdo vit përballemi me zjarre dhe kosto të mëdha për shkak të neglizhencës”, thotë për A2 CNN Abdulla Diku, ekspert i pyjeve.
Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në mbi 161 milionë euro.
“Dhe më e keqja është se pas disa zjarreve, dëmi është i pakthyeshëm. Ka sipërfaqe të cilat nuk mund të rikuperohen pasi dëmi është i pakthyeshëm. Toka ka humbur aftësitë regjeneruese dhe sipërfaqja nuk mund të rivitalizohet”, tha ai, raporton A2CNN,.
Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, deri më tani ka pasur 58 zjarre në pyje e kullota.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Mirdita, Puka, Shkodra, Mati, Dibra, Bulqiza, Librazhdi, Erseka dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit, kryesisht si pasojë e zjarreve.
Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...
Oda Amerikane dhe Kusari Lila diskutojnë për reformat për pë...
Tregjet globale bien pas shtyrjes së afatit të Trumpit për I...
Gjyqi për Liridona Ademajn, Kushtrim Kokalla: Për vrasjen e ...
Kurti në Francë për takim me Macronin