Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të enjte vendimin e marrë në lidhje me tregtimin e karburanteve në Shqipëri.
Çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri [1.66 euro], me një ulje 4 lekë për litër nga çmimi i vendosur së fundmi nga Bordi i Transparencës.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 189 lekë/litri, duke shënuar një ulje me 1 lek për litër.
Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 69 lekë/litri, duke qëndruar në të njëjtat nivele.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër, duke pësuar një ulje me 3 lekë për litër.
Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në datë 2 shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...