Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në periferi të Tiranës, ku një fëmijë 2-vjeçar, shtetas holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i godinës pranë zonës së Rinasit.
Fëmija ndodhej në hotel me familjen e tij kur ndodhi ngjarja, e cila dyshohet të ketë qenë aksidentale. Fatmirësisht, fëmija ka mbijetuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 22.05.2025, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i hotelit në Rinas, ku qendronte së bashku me prindërit, një 2-vjeçar holandez. Aktualisht, 2-vjeçari është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./euronews.al
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...