U zhvillua në Presidencë ceremonia e betimit të Shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku.
“Është nder dhe privilegj që më besohet kjo detyrë. Zotohem që do të bëj më të mirën”, u shpreh Kollçaku.
Ndërsa Presidenti Ilir Meta tha: “Jam besimplotë se do të përmbushni me sukses detyrën tuaj fisnike. Në sajë të eksperiencës dhe profesionalizmit, zoti Kollçaku jep garanci për përmbushjen e detyrës”.
“Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare do të mbështeten fuqishëm nga unë. Shpreh konsideratën time më të lartë, respektin dhe mirënjohjen për burrat dhe gratë në uniformë që shërbejnë për mbrojtjen e vendit dhe interesave kombëtare. Përkushtimi dhe sakrifica sublime do të respektohen dhe vlerësohen”, shtoi Meta gjatë ceremonisë së betimit./ TCh
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike
Mercedes shqyrton prodhimin e armëve: Bota është bërë e papa...
MRI-ja e re zbulon detaje të syrit dhe trurit që deri tani i...
5 shenja se lëkura po humb kolagjen dhe si ta ngadalësoni kë...
Alis ngjitet në skenën e Eurovision me “Nan” – një per...
Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë ndërsa vazhdon betejën...