Sipas raportit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.3% në vitin 2024, që i qëndron parashikimit të saj të shtatorit.
“Rritja e turizmit prej 41% në dy muajt e parë të këtij viti tregon një rritje të mundshme të konsumit privat, ndërkohë që stabilizimi i monedhës vendase lek kundrejt euros mund të mbështesë rritjen e eksporteve”, vlerësohet në raportin “Perspektivat Ekonomike Rajonale”.
Në vitin 2025, BERZH pret që ekonomia shqiptare të zgjerohet me 3.5%, në përputhje me rimëkëmbjen e pritshme globale.
“Inflacioni vazhdoi të lehtësohej vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të ulët dyvjeçar prej 2.3 për qind në mars të vitit 2024 dhe autoritetet presin që ai të qëndrojë rreth kufirit të synuar të BSH-së në vitin 2024 dhe më tej,” vuri në dukje BERZH.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë Shqipëria, BERZH pret që rritja ekonomike të përshpejtohet në 3.3% këtë vit nga 2.5% në 2023, duke ulur paksa projeksionin e saj të mëparshëm prej 3.4%, pasi inflacioni zbutet dhe aktiviteti i ndërtimit rritet në të gjithë rajonin./rtsh.al
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur