Gjatë kohës kur ish-kryeministri Sali Berisha po fliste në “çadrën e lirisë”, një qytetare tentoi të merrte mikrofonin, ndërsa thërriste “Rroftë Edi Rama”, duke shënuar incident. Protestuesit reaguan dhunshëm ndaj saj, por ndërhyrja e deputetes Majlinda Bregu shmangu përplasjet fizike.
Bashkëbisedimi i deputetëve demokratë me qyetarët shënoi një incident gjatë ditës së sotme, kur një qytetare tentoi ti marrë mikrofonin ish-kryeministrit Berisha, ndërsa ndërhyte gjatë fjalës së tij, duke thirrur “Rroftë Edi Rama”, apo duke iu drejtuar ish-kryeministrit me fjalët “Na ke marrë shpirtin”.
Protestuesit e zhvendosën qytetaren, ndërsa jashtë çadrës reaguan dhunshëm ndaj saj.
Por në një kohë kur protestuesit tentuan ta sulmonin fizikisht, deputetja Majlinda Bregu ndërhyri, duke shmangur dhunën ndërsa e shoqëroi qytetaren deri tek forcat e policisë.
Gruaja që krijoi incident në protestën e Partisë Demokratike është Eklarina Hoxha nga qyteti i Vlorës e cila u shoqërua nga policia në komisariatin numër 1 për tu marrë në pyetje.
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...