Berisha: Votim online për emigrantët shqiptarë

Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka sulmuar programin e PS per vendosjen e takses progresive, duke e cilesuar si marrezine e radhes te kryetarit te opozites.

20:22 | 16 Janar 2017
Trina Galanxhi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar votim elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, duke replikuar me deputetin e Libra Ben Blushin për votën e emigrantëve, Berisha u shpreh se duhet të bëhet votim online.

“E kam për Librën. E vërteta është se the ai paralelizëm që bëre është fallco. Nëse je vërtetë për votën e emigrantëve ka vetëm një rrugë, vota online. Dhe këtë rrugë ka të paktën 12 vjet që përdoret në vendet baltike.

Të vendosim këtu votën elektronike. Është plotësisht e mundshme nëse doni të bëni zgjedhje. Koha është e mjaftueshme.  Nëse s’keni ndërmend të vidhni votën, firmosni mos bëjmë sherre”, tha Sali Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale