Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha foli në Parlament për taksën për Rrugën e Kombit, për të cilën tha se në kohën kur ishte në pushtet u vendos që taksa të mos vihej, pasi është arterie e kombit.
“Po është e vërtetë që qeveria ime bën të gjitha studimet, asgjë s’ka të fshehtë këtu po është kaq e vërtetë që pas studimit u vendos që taksa të mos vihej. Vazhdojmë pak më tutje, a jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugës, në asnjë mënyrë. Jam, kam qenë dhe mbetem që mirëmbajtja e rrugëve t’u jepet kompanive private që kanë shumë herë më shumë mundësi”, tha Berisha.
Ai ka sqaruar se përse nuk ka vënë taksë për Rrugën e Kombit.
“Ata të cilët duhet të fshihen pas shpatullave të mia si mi, se burri se bën atë kurrë, e pyes pak. Pse se vura unë atë taksën? Unë aty e kisha studimin. Ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë, dhe nuk u vendos. Po janë të pafytyrë ata si puna jote që flet nga vendi, ata të cilët as i është dhënë kurrë dhe s’do jepej kurrë. Kjo është. Po të ishte dhënë do ishte bërë. Asgjë nuk më pengonte mua, po u pa që nuk duhej bërë. Duhej kaluar në variantin tjetër. Taksa nuk u vu dhe nuk do vendosej. Taksa nuk u vu sepse është arterie e kombit, jo vetëm e Shqipërisë, është dhe e Kosovës, dhe ky është për çdo shqiptar”, tha deputeti i PD-së, Sali Berisha.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...