Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Çim Peka LIVE se sondazhet tregonin se anëtarësia nuk e besonte Lulzim Bashën si lider.
“Ndjej shumë keqardhje për dhimbjen e krijuar në anëtarësinë e PD, që nuk e ka imagjinuar ndonjëherë.
Shumica e anëtarësisë nuk e besonte si lider Lulzim Bashën. Nuk janë vetëm pollet, por edhe ndjenjat.
Por përsëri, unë dy gjëra kam bërë në fushatë dhe tani njerëzit mund të më qortojnë. Kam bërë luftë me mediat që e zhvlerësonin në masë ekstreme. Jam përpjekur të rreshtoj meritat e tij, tjetër punë që ai kaloi në supervlerësim për veten e tij,” tha Berisha.
“Media dhe kundërshtari e zhvlerësonte tërësisht dhe unë nuk pajtohesha me këtë. Problemi është se media i vinte kryq dhe unë e vlerësoja, por këtë e bëja jo për personin e tij, por për demokratët. Doja që të mos e asgjësonin atë”.
“U kam thënë grupit të këshilltarëve se ai është ‘broken leader’, një lider i thyer dhe se duhet bërë gjithçka për ta ngjitur. Nëse ai nuk ngjitet, atëherë duhet të kaloni në platformën tjetër, të Fransua Miteran “unë jam zotëria normal”. duke thënë se ai është normal dhe të gjenden rrugë me çdo mënyrë për të rritur partinë,” tha Berisha.
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...