Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se rinumërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit është kërkesë e kandidatëve të PD-së dhe jo kërkesë e partisë.
“Dhe një herë, e kam theksuar dhe e theksoj, rinumërimi i votave nuk është një kërkesë e PD-së. Rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve të saj, të cilëve ne kurrë, në asnjë rrethanë, në asnjë rast nuk mund t’u mohojmë një të drejtë të tillë”, tha Berisha.
Berisha nënvizoi se teza e PD-së është që “vota vdiq pa hyrë në kuti”.
“Rinumërimi ka të bëjë me përshtypjen që kandidatët kanë se votat e njërit kandidat mund të jenë spostuar tek votat e një kandidati tjetër po të PD. Kërkesa e cila nga PD ka përgëzime në çdo rast për shkak të transparencës. Unë e them këtu, nuk ka gjë më të drejtë sesa të kërkosh të rinumërohen votat në qoftë se ke dyshime se nuk të janë numëruar apo të janë devijuar votat.
Kurse për të tjerët, të paguar çdo ditë nga qeveria, përpiqen të mbrojnë farsën, unë u them se janë pjesë e një propagande kriminale antivotë, një propagande që synon të përligjë shkelmimin e të drejtës më themelore të njeriut pas fjalës, që është vota e lirë”, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, “farsa” e 11 majit nuk mund të fshihet me asnjëlloj propagande.
Berisha shtoi se “ata që kritikojnë opozitën se po turpëron Shqipërinë, ata janë turpi i turpit të njeriut, turpi i turpit të Shqipërisë”.
“Ata që pretendojnë se qenka e turpshme të denoncosh dhunimin e votës, të denoncosh kartelet e drogës, ata janë turpi i turpit të njeriut dhe turpi i turpit të Shqipërisë dhe kjo opozitë nuk do jetë kurrë e tillë. Do të bëjë detyrën e saj”, tha Berisha./atsh.al
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...