Kryeministri shqiptar, Edi Rama publikoi një video ditën e sotme nga liqeni i Banjës, dhe të rrugës së re që lidh këtë fshat me Gramshin.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje fantastike të liqenit të Banjës dhe të rrugës së re Banjë-Gramsh, ju uroj një ditë të mbarë.”,shkruan Rama.

Por, lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili thotë se ky investim është bërë ku ai ishte në pushtet, madje atëherë, sipas Berishës, Rama e ka quajtur mashtrim inaugurimin e fillimeve të punimeve, shkruan Lapsi.al.
Berisha vazhdon më tej, duke shtuar se ditën e sotme Rama është mburrur me investimet që ka bërë ai.
“Sot Rama mburret me “mashtrimin e Berishes”. Me 13 maj te vitit 2013, une inaugurova fillimin e punimeve ne Kaskaden e Devollit. Rama ne ate kohe iu deklaroi qytetareve ne Gramsh se “kjo ishte genjeshtra e radhes e Berishes”. Ndersa sot ai ka pershendetur shqiptaret me kete “genjeshter” te bere realitet. Shikoni videon qe ai vet ka zgjedhur si miremengjes per qytetaret. Sb”, reagoi Berisha.
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...