Kryedemokrati Sali Berisha duhet të paraqitet këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, pasi Apeli i GJKKO-së vendosi masën detyrim paraqitje për të.
Berisha pritet të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, në orën 10:00. Ndërkohë, 30 miuta para seancës, Berisha ka njoftuar një protest jashtë SPAK, teksa ka thirrur mbështetësit e tij.
“Të dashur miq! Ditën e Henë në ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar perpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundershtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, të ligjit dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha”, është ky mesazhi që u është dërguar strukturave të PD.
Tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha u lirua në 27 nëntor 2024 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohej si i përfshirë në dosjen “Partizani”.
Sali Berisha u mor i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi./tch/
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...