Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Komisionit e Rithemelimit, tha se raporti ishte një radiografi e plotë e qeverisë.
“Vlerësoj shumë raportin dhe mendoj se ka trajtuar në mënyrën objektive, problemet madhore të këtij vendi. Ka bërë një radiografi të plotë të kësaj qeverie, në rrafshin e të drejtave të njerut, në rrafshin e korrupsionit, në rrafshin e luftës kundër kriminalitetit. E gjej si dokument shumë të vyer dhe të dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për të parë gjendjen në vend”.
“Pasqyronte problematikën e madhe të incineratorëve. Pasqyronte problemin e mungesës për shqiptarët të një të drejte themelore që është procesi i duhur gjyqësor. Nuk mjafton vetëm transparenca për një proces por edhe koha e duhur. Ishte një raport të cilën e përshëndes përzemërsisht dhe më vjen shumë mirë se rënditeshin të gjitha çështjet. Ishte një radiografi e plotë e regjimit të sotëm”, ka thënë Berisha./tvklan.al/
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...