Ndërkohë që i ka konsideruar zgjedhjet si një farsë elektorale, kreu demokrat Sali Berisha deklaroi sot se do të vendosin forumet e PD-së nëse do të hyjnë apo jo në parlament.
Në konferencë për shtyp lideri demokrat u shpreh se edhe nëse marrin pjesë në parlament, do të votojnë vetëm ligjet që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, raporton A2CNN.
“Të gjitha do vendosen nga forumet. Por unë, në presupozimin e pjesëmarrjes në parlament, deklarova që ne do votojmë vetëm ato ligje që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE. Ky ka qenë. Unë nuk thashë a do marrim apo nuk do marrim. Unë thashë se në qoftë se do marrim, por unë thashë se në rast se marrim, ne do votojmë vetëm këto. Se atë nuk e vendos unë, atë e vendosin forumet. Do ketë diskutime. Por këto janë farsë elektorale, e damkosur ndërkombëtarisht si e tillë para se të zhvillohet. E faktuar totalisht nga vëzhguesit ndërkombëtarë në raportin e tyre paraprak. Pra, ky është realiteti sot”.
Berisha ripërsëriti edhe njëherë kërkesën e tij për qeveri teknike me një agjendë të qartë, që do të përqendrohet në zgjidhjen e çështjeve të integrimit dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Normalisht vetëm zgjedhje të parakohshme. Pa diskutim. Qeveri teknike, me një agjendë të përcaktuar, problemet që zgjidhen direkt me integrimin dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe miqtë tanë në Europë dhe në botë”, theksoi Berisha.
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...