Gjigantët mediatikë botërorë, Fox News, BBC, RAI dhe shumë media të tjera ndërkombëtare kanë transmetuar dhe publikuar situatën në Tiranë, gjatë dhe pas protestës së madhe të qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës.
Sipas asaj që raportojnë ato, kryeministri Edi Rama përballet me akuzat për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion.
Por mediave në fjalë u ka ardhur një falënderim edhe nga ish kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha u shpreh mirënjohjen e tij mediave në fjalë.
“Miq, le t’ju shprehim ne nje mirenjohje te thelle mediave me te medha boterore te ShBA, Britanise, Gjermanise, Frances, Italise etj qe paraqiten gjeresisht dhe mbeshteten fuqishem revolten e opozites ne Shqiperi, kauzen e drejte te saj dhe degjeneruan totalisht Ramën dhe regjimin e tij të kakistokracisë të ngritur mbi krimin, drogen, korrupsionin dhe grabitjen e votes. Këtu keni në foto vetëm disa nga titujt e tyre të shumtë”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...