Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, foli për gazetarët në ambientet jashtë Kuvendit.
Ai u ndal te mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve Kosovë-Shqipëri, mbledhje që do të mbahet nesër.
Berisha thotë se parlamenti shqiptar nuk mund të shkojë në mbledhje pa bërë disa gjëra përpara.
Së pari, sipas tij, është miratimi i rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Së dyti, Berisha thotë se kryeministri Edi Rama duhet të kërkojë falje sepse ka qenë i pari që i ka vendosur sanksione Kosovës.
“Së pari, me datën 20 mblidhen dy parlamentet në Kosovë. Ky parlament nuk mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët në një kohë kur ka hedhur poshtë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndaj do kërkojmë me urgjencë që kjo rezolutë të votohet para se parlamenti të shkojë në sesion të përbashkët në mënyrë që të mos jetë një hipokrizi kombëtare, por të jetë një akt i pranueshëm kombëtar. Së dyti, të kërkojë të falur sepse Edi Rama ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Republikës së Kosovës. Ky parlament duhet të kalojë një rezolutë ndjese publike kombëtare për aktin e turpshëm antikombëtar të Shqipërisë si asnjë vend tjetër fqinj, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës”, tha Berisha.
Por Berisha theksoi se kërkesat e tij nuk do të thonë që demokratët nuk do të jenë të pranishëm nesër në mbledhjen e përbashkët.
“Do shkojnë sigurisht, por në emër të PD-së unë kërkoj që parlamenti të adresojë këto çështje para se të shkojë”, tha Berisha. /tvklan
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”