Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar protestës para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia.
Berisha kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Madje sipas kreut të PD, Çuçi duhet ta kishte dhënë më parë dorëheqjen.
“Në qelinë e komisariatit të Kavajës u var njeriu që u mor brenda 2 orëve në komisariat se u akuzua për një derë. Ky tjetri firmos për të vjedh 420 milionë dhe nuk i ndodh asgjë, kurse atë e morën për ta akuzuar për një derë ku nuk u morr vesh se e mori apo nuk e mori. Doli i vdekur nga komisariati. Çuçi duhet të jepte dorëheqjen, janë raste të tjera plot. Rasti i të ndjerit, i riu në Durrës që u mbyt sepse nuk kishte asnjë roje bregdetare. Mediat bëjnë të ditur se nuk ka asnjë roje bregdetare nga Velipoja në Ksamil”.
“Kështu është në kodin e qeverisjes dhe qeverive. Përgjegjësia në këtë rast, e vërteta është që është ligjore dhe morale, por edhe nëse nuk do kishte përgjegjësi ligjore, përgjegjësia morale e detyron ministrin të largohet nga detyra. Kërkohet që ministri të ketë minimumin e moralit gjë që ai nuk e ka”, është shprehur Berisha.
Berisha shoqërohej nga Luçiano Boçi, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi./tvklan.al
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...