Në një takim me avokatë për të diskutuar rreth problematikave të sistemit të drejtësisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se harta e re gjyqësore vjen në shkelje flagrante të Kushtetutës.
“Harta e re gjyqësore e cila vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për organizimin e Drejtësisë është Kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli Reforma e Drejtësisë sistemin e drejtësisë në Shqipëri”.
Pas vendimit për mbylljen e gjykatave Berisha tha se plani i Ramës është për ta përqendruar drejtesinë në duart e çiftit Sadushi.
“Edi Rama pasi ka përqendruar të gjithë gjykimin e Gjykatës së Lartë në dorë të Sadushit do ta përqendrojë gjykimin në Apel në dorë të shoqes së Sadushit, Edlira Petro, e cila edhe sot bën ligjin aty, bën komunikatat, bën dalldinë. Gjykata e Apelit është e tëra në sundimin e çiftit Sadushi. Por tani na duhet që Edi Rama të ushtrojë kontrollin total mbi të gjitha çështjet, duhet që të ketë vetëm 1 gjykatë dhe kjo gjykatë të jetë në Tiranë. Një eksperiment i turpshëm të cilin e kanë bërë në vitin 1999 nga PS dhe e zhbëri sepse ishte një goditje e rëndë për sistemin e drejtësisë”.
Nuk u mjaftua në akuza, teksa paralajmëroi një plan ogurzi që tha se fshihet në aspektin politik. Harta e re gjyqësore e cila mbyll 18 gjykata u kundërshtua me forcë nga avokatet të cilët kanë paralajmëruar nisjen e protestave./Tv Klan
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private