Ish-presidenti e ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, edhe sot është marrë me Edi Ramën. Ka kritikuar atë që e ka cilësuar bllokadë të vendosjes së shtatores për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, nga ana e kryeministrit aktual.
Ky është shkrimi i plotë i Berishës, në profilin e tij në Facebook:
Edvin Kristaq Rama bllokon vendosjen e shtatores se Presidentit Rugova në Tiranë
Të dashur miq, në një akt antikombëtar të mirëfilltë, Edvin Kristaq Rama prej më shumë se dy muajve ka bllokuar, duke urdhëruar këshilltarët e tij bashkiakë, vendosjen në një shesh në Tiranë të shtatores së presidentit Rugova, vepër e skulptorit Idriz Balani, përzgjedhur nga një konkurs ndërkombëtar organizuar për këtë qëllim në Prishtinë.
Bllokimi i vendosjes së përmendores të ish-presidentit Ibrahim Rugova është një akt i turpshëm, dëshmi e urrejtjes atërore e piktorit dështak ndaj intelektualit, politikanit, misionarit më të madh politik në historinë tonë kombëtare dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës.
Me këtë akt antikombëtar, Edi Rama, njeriu qe i vendosi çelësin e artë të Tiranës famëziut Bregoviç, hakmerret ndaj presidentit Rugova të cilin sipas dokumenteve zyrtare eterit e tij donin ta vrisnin në vitin 1991, vetëm se mbështeti PD dhe Sali Berishën. Pasi hoqi nga Tirana shtatoren e Nënë Terezës, për të cilën ai është shprehur me fjalët më të ulta, të cilat i përdorte i ati dhe bllokmenët e tjerë kundër saj, Edi Rama shpërthen me urrejtje ndaj Presidentit Rugova dhe bllokon vendosjen e përmendores së tij në qytetin e Tiranes!
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...