Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi qeverinë shqiptare se po e ndëshkon opozitën pa të drejtë ligjore.
“Pushteti në vend, i tmerruar nga revolta e deputetëve, i lebetitur nga 7 tetori që po afron, mori masa ndëshkimore dhe përjashtoi për herë të parë në historinë 32 vjeçare pluralizëm, përjashtoi 24 deputetë nga Parlamenti, ndër të cilët përjashtoi kryetarin e GP, pasi ka burgosur zëvendëskryetarin, sekretarin e përgjithshëm të PD, dhe 22 deputetë të tjerë”, tha Berisha në fjalën e mbajtur nga banesa e tij në Tiranë.
Berisha tha se janë qindra-mijëra shqiptarë të gatshëm të vërsulen kundër pushtetit, dhe t’ju rezervojnë fundin që meritojnë.
“Kjo betejë është beteja më e madhe, më fisnike, më e drejtë në Ballkan, Evropë dhe më gjerë”, tha ndër të tjera Berisha, duke e quajtur qeverinë e Shqipërisë si “mafioze” e “diktatoriale”, shtoi Berisha.
Beteja dhe kauza jonë, tha ai, është sa kombëtare, aq evropiane, aq ndërkombëtare.
“7 tetori është larg, por mirëseardhtë, është radha jonë, është dita jonë, është radha e fitores. Fitore, ditore, fitore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria”, e përfundoi fjalimin Berisha.
Opozita në Shqipëri ka paralajmëruar një protestë kombëtare më 7 tetor në Tiranë.
Si shkak i kësaj proteste thuhet se ka shërbyer dënimi me 1 vit burgim i ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Ndërkaq, pas mbledhjes së të mërkurës (2 tetor), Sekretariatit të Etikës të Kuvendit të Shqipërisë, është vendosur që 3 eksponentë të Partisë Demokratike të përjashtohen 60 ditë nga Parlamenti.
Përkatësisht, të përjashtuar janë kreu i grupit të PD, deputeti Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, deputeti Flamur Noka dhe deputeti Bledion Nallbati, raporton TV Klan.
Ndërkohë janë përjashtuar me nga 40 ditë 20 deputetët e tjerë. Edi Paloka është i vetmi nga lista e 24 emrave që është “ndëshkuar” me 10 ditë përjashtim.
Kujtojmë se në seancën e ditës së hënë të kësaj jave, opozitarët dogjën karriget jashtë ambienteve të Parlamentit. Ishin Noka dhe Nallbati ata që i spërkatën karriget me benzinë dhe më pas ua vunë flakën.
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...