Rifillimi i procesit mësimor ka gjetur pa ngrohje disa shkolla 9-vjeçare në Berat, duke detyruar mësuesit të zhvillojnë një proces mësimor me orë të shkurtuara.
Mungesa e druve për ngrohje ka bërë që dhe në ato shkolla, ku ngrohja bëhet me soba, ato të mos ndizen, ndërkohë që disa shkolla të tjera nuk kanë fare sistem të oxhaqeve.
Shkolla nëntëvjeçare e lagjes “Uznovë”, e cila është një nga shkollat me numrin më të madh të nxënësve në Bashkinë e Beratit, edhe pse ka soba nëpër klasa ato nuk janë ndezur këtë të hënë pikërisht sepse kanë munguar drutë për ngrohje.
Situata ka detyruar nxënësit të qëndrojnë të veshur me xhupa dhe kapele gjatë orëve të mësimit. Nëndrejtori i shkollës, Rushit Rruka sqaroi se është premtuar se furnizimi i shkollës me dru do të bëhet shumë shpejt.
Ndërkohë, në disa shkolla të tjera të qytetit ngrohja është bërë me rezistenca.
KMDLNJ kërkon hetim ndaj ZRRE-së: Faturat e rrymës përbëjnë ...
Murati: Edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme...
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme ajrore
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...