Një mjeke në Berat po ndiqet penalisht pas vdekjes së një fëmije 3-vjeçar në Shqipëri.
Prindërit e vajzës kallëzuan në polici rastin.
Trevjeçarja ka humbur jetën në spitalin e qytetit 6 ditë më parë. Prindërit Anila dhe Xhevair Dërrasa bëjnë thirrje për zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e vajzës së tyre.
Nëna akuzon mjekët se nuk i bën trajtimin e duhur vajzës së saj. Ajo thotë se pas marrjes së serumit të fundit, ai i ka shkaktuar reaksion.
I atij thotë se, nëse shteti nuk vë drejtësinë në vend, do të jetë ai që do ta vendosë atë. “Gruaja më njoftoi se vajza ishte me të dridhura dhe e kishte mbështjellë me batanije.
Shkuam te Shpresa, por e morën si të dorës së dytë”, thonë prindërit. Vajza ka qenë në Spitalin e Beratit, në Repartin e Pediatrisë, me simptomat e gripit.
Fillimisht nëna e saj thotë se është konsultuar me mjeken Shpresa Karkanjozi, e cila ka ndjekur në vijimësi gjendjen e vajzës, derisa mbylli sytë në Reanimacion.
“Kishte temperaturë që të ngacmon trurin. I ra sëmundja fëmijës. Unë jam e qetë për diagnozën dhe mjekimin, sepse s’kam bërë asnjë gabim”, tha mjekja.
Mjekja 65-vjeçare po ndiqet në gjendje të lirë, nën akuzën për “mjekim të pakujdesshëm, shkruan Lapsi.
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...
Naim Murseli: Ditën kur më kanë arrestuar, policia më ka rra...