Policia e Beratit ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar nga Kuçova, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur, 14 vjeç.
Në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet A.M., i cili është denoncuar nga 14-vjeçarja L.G., banuese në Kuçovë.
E mitura ka rrëfyer para uniformave blu se 24-vjeçari e ngacmonte prej kohësh dhe se dy ditë më parë i ka zënë pritë dhe e ka përdhunuar.
Pas marrjes së denoncimit, policia vijon të hetojë ngjarjen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Gjithashtu vijojnë kërkimet për kapjen e të akuzuarit./Shkeulli.al
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...