Policia Rrugore e Beratit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve që shkelin rregullat e Kodit Rrugor dhe bëhen rrezik për aksidente.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë shtetasit S. L., 36 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, H. M., 56 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, Ç. K., 49 vjeç, banues në Dimal dhe S. D., 41 vjeç, banues në Berat, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...