Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i ka paraqitur një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, në lidhje me incidentin e ndodhur ndaj kombëtares serbe rrugës nga Rinasi për në Tiranë.
Siç thuhet në një njoftim, të cilin e citon agjencia serbe e lajmeve “B92”, Ministria e Jashtme ka thirrur urgjentisht ambasadorin Ilir Boçka, të cilit i ka dorëzuar notën e protestës.
“Përkundër faktit se është një event me rrezik të lartë, incidenti dëshmon për neglizhencë serioze të shërbimeve kompetente të Shqipërisë në organizimin e kësaj ndeshjeje futbolli”, thuhet në deklaratë.
Republika e Serbisë, vijon dokumenti, pret dhe kërkon që ekipit serb të futbollit t’i garantohet plotësisht siguria gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe që ndeshja të luhet e qetë.
“Gjithashtu presim që autorët e këtij incidenti të zbulohen menjëherë dhe të dënohen në mënyrë adekuate”, vijon njoftimi.
Gjatë rrugës nga aeroporti i Rinasit për në Tiranë, autobusi serb u godit me gurë, një incident që gjithësesi nuk shkaktoi trazira apo të lënduar.
Megjithatë, presidenti i Federatës Serbe Tomislav Karaxhiç, i cituar po nga “B92”, tha se ndeshja me Shqipërinë mund të jetë e diskutueshme nëse incidentet vazhdojnë.
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...