Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të agjërimit në muajin e bekuar të Ramazanit.
Në mesazhin e tij, Begaj uroi agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë, duke shprehur dëshirën që ky muaj i shenjtë të shërbejë si një kohë solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.
“Besimtarët myslimanë fillojnë nesër agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar për gjithë besimtarët myslimanë, uroj që ky muaj i shenjtë të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin! Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!”, ka shkruar Presidenti.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...