Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takim me Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se Zvënedëssekretarin amerikan të Shtetit e falënderoi për mbështetjen e SHBA-së në kryerjen e reformës në drejtësi, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve, si edhe në fushën e mbrojtjes e të sigurisë.
“Takim i frytshëm me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau. Vlerësova SHBA-në si një vend historik miqësor, partner strategjik, aleat të fuqishëm në NATO, një aktor të pazëvendësueshëm për zhvillimet në rajonin tonë”.
“Falënderova për mbështetjen e SHBA-së në kryerjen e reformës në drejtësi, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve, si edhe në fushën e mbrojtjes e të sigurisë. Besimplotë se në Shqipëri do të vijnë më shumë investime amerikane në fushën e turizmit, energjisë, mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Begaj.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...