Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj sot pret, homologen e tij sllovene, Natasha Pirc Musar, e cila me ftesën e tij zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në orën 10:00 zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes e cila pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve.
Begaj dhe Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos