Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi nga Shkupi se Shqipëria mbetet një mbështetëse entuziaste dhe proaktive e bashkëpunimit rajonal.
Ky bashkëpunim, theskoi Begaj, përmirëson jetesën e qytetarëve, forcon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ndihmon proceset integruese Euroatlantike.
Gjatë një konference për shtyp, në përfundim të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Begaj, në krah të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova dhe Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatović, theksoi rëndësinë e forcimit të kësaj organizate për rajonin.
Ndërsa përgëzoi Shkupin për lidershipin dhe vizionin evropian që tregoi gjatë ushtrimit të kryesimit të radhës së SEECP, Presidenti Begaj bëri të ditura prioritetet e Shqipërisë, e cila do të marrë kryesimin e radhës.
Tutje ai deklaroi se çështjet parësore kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian, rritjen e qëndrueshme ekonomike, Agjendën e Gjelbër dhe Digjitale, turizmin, kulturën dhe ndërlidhshmërinë.
Kryesimi nga Tirana për herë të tretë i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), sipas Presidentit Begaj, krijon lehtësi, pasi kjo udhëheqje do të bazohet në përvojat dhe sukseset e mëparshme. Gjatë këtij kryesimi, Presidenti Begaj deklaroi se motoja do të jetë “Të formësojmë të ardhmen tonë evropiane”, duke e vendosur integrimin në BE në qendër të drejtimit të radhës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)./Arbresh.info
Raya ‘heroi i momentit’ për Arsenalin
Alba Vukaj shfaqet mahnitëse në imazhet e reja
Të gjitha ndeshjet mbyllen me barazim pas pjesës së parë në ...
Zelensky pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit, do të takohe...
Yamal ‘nxjerr nga lloçi’ Barcelonën
Nesër mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të ...