Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun. Shërbesa u mbajt përpara Bazilikës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Presidenti Begaj iu bashkua ceremonisë krahas udhëheqësve botërorë së bashku me delegacionin shtetëror që kryeson, të përbërë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Adea Pirdeni dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj.

Në respekt të ditës së zisë të shpallur nga qeveria shqiptare për Atin e Shenjtë, flamuri është vendosur gjysmë shtizë këtë të shtunë në Institucionin e Presidenit të Republikës në Tiranë.

Papa Françesku e vizitoi Shqipërinë në shtator të vitit 2014, ndërsa dy vite më vonë, më 4 shtator 2016, shpalli Shenjtore Nënë Terezën. Gjithashtu, Papa Françesku ka nënshkruar dekretin për lumnimin e 38 martirëve të parë shqiptarë të komunizmit më 5 nëntor të po atij viti, duke shtuar edhe dy të tjerë më 16 nëntor 2024.
Ndërkohë, Begaj, është pritur në dy Audienca të veçanta në Selinë e Shenjtë, Vatikan, nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku. Herën e parë, Presidenti Begaj u takua me Atin e Shenjtë në dhjetor të vitit 2022, disa muaj pasi kishte marrë detyrën e Kreut të Shtetit në Shqipëri. Takimin e dytë me Papa Françeskun Presidenti Begaj e zhvilloi në maj të vitit të shkuar./abcnews.al
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...