Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim presidentin francez, Emanuel Macron.
Begaj tha se ishte nder dhe privilegj të priste Macronin, në vizitën e parë zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri.
Presindeti shqiptar shprehi mirënjohje për Francën për mbështetjen që po i japin integrimit evropian të Shqipërisë.
“Nder dhe privilegj të prisja sot Presidentin Macron, në vizitën e parë zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri. Mirënjohje për mbështetjen e vyer që Franca dhe Presidenti Macron po i japin integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit, dhe mbështetjes së procesit të zgjerimit. Marrëdhëniet e konsoliduara e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, kanë hyrë në një fazë të re shumë dinamike”, shkruan Begaj në Facebook./Arbresh.info/



Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...