Google ADS

BE, Shqipëria dhe agjencitë e tjera shkatërrojnë grupet kriminale, Balla për aksionin: Sekuestrohen armë zjarri dhe 1 ton drogë

10:05 | 1 Dhjetor 2023
A Z

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për operacionin ndërkombëtar, i cili u zhvillua në 26 vende të Evropës, ku në fokus ishte goditja e rrjeteve kriminale në trafikun e armëve, lëndëve narkotike dhe emigrantëve të paligjshëm. Në kuadër të këtij operacioni, në Shqipëri, janë arrestuar 28 persona si dhe janë sekuestruar armë zjarri dhe drogë.

Në total në 26 vendet europiane, gjatë këtij operacioni janë arrestuar 566 shtetas (218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera); janë sekuestruar po ashtu 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë, përfshirë 626 kg kokainë, gati 300 kilogramë kanabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit pjesë e operacionit ndërkombëtar EMPACT JAD 2023, i cili u zhvillua njëjohësisht në 26 vende të Europës, me mbështetjen e Eruropol, Interpol, Eurojust, Frontex, Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare.

Operacioni kishte në shenjestër rrjete të trafikimit të armëve të zjarrit, të lëndëve narkotike, të emigrantëve si dhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë.

Në Shqipëri operacioni u koordinua nga Drejtoria e Europol, duke angazhuar në total 315 punonjës të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve. Në vendin tonë u arrestuan 28 shtetas, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë.

Në total në 26 vendet europiane, gjatë këtij operacioni janë arrestuar 566 shtetas (218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera); janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë (626 kg kokainë, gati 300 kg cannabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike./abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale