Stuhia e cila prej ditësh ka mbërthyer Madridin, pritet të mbërrijë në Shqipëri në javën e dytë të muajit Janar. Alarmin e kanë dhënë meteorologët në Britaninë e Madhe.
Sipas BBC, situata në Madrid është rënduar ndërkohë që pritet që reshjet e dëborës të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së nesërme.
Ndërsa më pas stuhia pritet të lëvizë drejt Europës Lindore, kryesisht në Ballkan. Gjatë javës së dytë të Janarit në këto zona do të ketë reshje të mëdha shiu dhe dëbore. Zonat që do të preken fillimisht do të jenë Shqipëria dhe Greqia, ndërsa më pas edhe pjesa qendrore e Ballkanit.
Sipas autoriteteve në Madrid është regjistruar trashësia e borës më e madhe në 40 vitet e fundit. Mbrëmjen e kaluar ushtria doli në terren, ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme./abcnews/
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...