Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë një spot publicitar të një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës të “BBC World News”, e ku më 21-22 janar shfaq “Mrekullitë e Shqipërisë”.
Në videon e shpërndarë nga Rama në Facebook, Bettany Hughes thekson se po eksploron mrekullitë e Shqipërisë, që nga qytetet mahnitëse romake, te arkeologjia e mesjetës së hershme, nga xhevahiret e qytetërimit osman e deri te bunkerët komunistë, pastaj, kulturën, traditën, etj.
“…dhe me kënaqësinë e veçantë të spotit publicitar të një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës, i cili ka një audiencë gjysmë miliardë shikues në vit, e më 21-22 janar shfaq ‘Mrekullitë e Shqipërisë’ në kanalin BBC WORLD NEWS, diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria Turistike nisi të marrë formën që po i japim vit pas viti, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...