Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një takim elektoral në Shkodër në orën 19:00, por bashkia nuk ia ka miratuar lejen.
Në përgjigjen zyrtare bashkia sqaron se ky vendim vjen pasi po zbatohet dekreti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve.
Gjithashtu në përgjigjen e saj, bashkia sqaron se në të kundërt policia bashkiake do jetë e detyruar të realizojë detyrën e saj funksionale.
“Bashkia e Shkodrës, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e një aktiviteti elektoral në Pedonalen e qytetit.
Bazuar në arsyetimin e mësipërm, në përgjigje të një shkrese të Komisariatit të Policisë Vendore Shkodër, Bashkia e Shkodrës ka vënë në dijeni për mosmiratimin e lejes për aktivitet elektoral të Partisë Socialiste.
Policia Bashkiake është e vendosur të realizojë detyrën e saj funksionale ligjore për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës dhe për çdo shkelje, të veprojë në bazë të kompetencave dhe legjislacionit në fuqi.
Bashkëngjitur, komunikimi zyrtar i Bashkisë Shkodër”, thuhet në deklaratë./tch

Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...
Kurti takohet me studentët: Ju jeni pasuria më e madhe e ven...
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë