Lulzim Basha ishte kujdesur të mos e bënte pjesë të fushatës së tij pandeminë e Covid 19, por sot gjatë një vizite në një familje që e kishte kaluar koronavirusin, kryedemokrati foli për një ndër masat e para që do marrë nëse Partia Demokratike vjen ne pushtet.
BASHA: Të gjitha nga xhepi. Ata që kanë pasur 5 lekë, por prapë se prapë nuk i kanë më. Dhe mjerë ata që janë zhytur deri në fyt në borxh. Për këto ne po hartojmë një plan që të gjitha familjet që kanë pasur të sëmurë në shtëpinë e tyre, siç keni qenë ju të dy, nga qeverisja e ardhshme të kenë një mbështetje financiare, transmeton tch.
Se praktikisht në shumicën dërrmuese të rasteve janë fshirë të ardhurat. Se ju e dini kurimi i një personi shkon sa rroga vjetore e një familje normale.
Në turin elektoral ne Tiranë, kryedemokrati u takua edhe me banorë të ish-Uzinës së Autotraktorëve, ku sulmoi kundërshtarin politik për premtimet e pambajtura.
Pjesë e agjendës së Bashës edhe një bashkëbisedim një grup zonjash në zonën e Unazës së re.
Gjatë paraditës Basha ishte edhe në njësinë numër 1, ku u takua me banorë dhe përfaqësues të biznesit.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...