Kryedemokrati Lulzim Basha vjon replikën me kryeministrin Rama sa i përket situatës Covid në vend.
Basha e cilëson Ramën një dështim të madh, ndërsa shton se asaj që e quan kolaps në shëndetësi, do t’i vijë fundi sapo Basha të marrë qeverisjen.
STATUSI I PLOTË
Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë.
Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit.
Zelensky: Ukraina s’do ta njohë Donbasin si rus
Çeku: Në palestrën e sportit “Minatori” po vendosen tribunat...
Rusia nuk ka gjasa të bjerë dakord për një marrëveshje paqej...
Jalen Johnson prezantohet tek Rahoveci
Mblidhen 1.2 milionë euro donacione për heroin e sulmit në A...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në përurimin e Akseleratori...