Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi “boshe dhe sipërfaqësore” paraqitjen e programit qeverisës të kryeministrit Rama për 4 vitet e ardhshme.
Në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës parlamentare, Basha tha se kryeministri Rama nuk ka një program konkret qeverisës që të përfshijë nevojat dhe interesat e shqiptarëve.
“Paraqitje boshe, thelbi ishte eliminuar, propagandë dhe demagogji. Ky njeri refuzoi të thoshte një fjalë për 300 mijë vendet e punës që nuk hapi. Ekonomia e shkatërruar, papunësia e lartë, taksa të larta. Prej 3 javësh prindërit shqiptar janë rraskapitur për të marrë librat, 35% më shtrenjtë se para 4 viteve.
“’Rama 2’ bën sikur nuk e njeh ‘Rama 1’. ‘Rama 2’ refuzon të mbajë përgjegjësi, fjalimi i tij u përqendrua te Skënderbeu dhe gjuha shqipe, ai nuk është aty si drejtor i Institutit të Albanologjisë. Roli i tij është të tregojë pse shkatërroi ekonominë, kush është përgjegjësi dhe çdo bënte për ta ndryshuar”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së më tej në fjalën e tij para gazetarëve akuzoi kryeministrin Rama për aleancë me krimin, ndërsa theksoi se kanabisi dhe kriminelët në politikë po shkatërrojnë vendin.
“Rama nuk i ka përgjigjet e pyetjeve që shqetësojnë shqiptarët. Rama është në krye të një aleance të rrezikshme, të aleancës me krimin. Rama duhet të tregojë se pse e shkatërroi ekonominë. Aleancë me krimin, asgjë nuk funksionon.
Ne do i kujtojmë Ramës, se koha e shfaqjes ka marrë fund, ka ardhur koha e së vërtetës. Krimi, kanabisi dhe kriminelët në politikë po shkatërrojnë vendin. Që nesër do të kumbojë zëri i së vërtetës, zëri i opozitës”, tha Basha.
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...