Kreu demokrat Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas takimit me delegacionin e Komisionit Europian, deklaroi se kryeministri Edi Rama po shkatërron reformën në drejtësi që të mbrojë veten.
Ai theksoi se regjimi i Ramës ka mbaruar, duke shtuar se opozita do të jetë në krah të qytetarëve.
“Opozita sot ka pasur një mundësi tjetër jo thjesht dhe vetëm për të shprehur vendosmërinë e saj për t’i qëndruar kësaj beteje, por kemi shprehur dhe vendosmërinë tonë që jo thjesht të largohet Rama por të shembet ky sistem. Për të ndërtuar një sistem vlerash europiane në vend.
Ne si opozitë do të dialogojmë brenda opozitës dhe me qytetarët hapat që do të hedhim. Rama një kufomë politike, regjimi i tij ka mbaruar”, deklaroi Basha./tch
Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një...
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...