Lideri i opozitës Lulzim Basha ka hedhur një sërë akuzash në drejtim të kryeministrit, se është ai personi që qëndron prapa vjedhjes së madhe që po bëhet me projektin e Unazës së Madhe.
Gjatë protestës së banorëve të Astirit, kryedemokrati është shprehur se është e turpshme sesi kryeprokurorja Arta Marku po e mbron këtë aferë korruptive, faktet e të cilës tashmë janë bërë publike për të gjithë shqiptarët me daljen e provave që tregojnë fare qartë sesi njëra nga kompanitë fituese kishte falsifikuar dokumentat.
“Investigimi i medias dhe autoritete amerikane provuan falsifikimin e dokumenteve për projektin 40 milionësh. Arta Marku mbron këtë aferë korruptive.
Edi Rama është ulur këmbëkryq me Salillarin, Viktoria Invest dhe Biba X për të ndarë miliona euro.
Por prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të marrë në pyetjet pronarët e kompanive.
Kush e ka fuqinë politike në vend, që një aferë korruptive ku përfshihet ARRSh më të besuarin e Ramës në 20 vite, Afrim Qendro, APP, policia, policia bashkiake, ministrinë e Infrastrukturës, të Financave, Bashkinë e Tiranës?
Të gjithë e dinë se përgjigja është se mbrapa këtij projekti korruptiv 40 milionë eurosh është Edi Rama”-tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/382545288954829/?t=0
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...